VOKSHI & LATA VLERËSUAR NGA WTR1000 – LIDER NË MARKAT TREGTARE DHE PRONËSINË INTELEKTUALE NË KOSOVË
“Vokshi & Lata” është renditur sërish në listën prestigjioze World Trademark Review 1000 (WTR1000), një nga autoritetet më të rëndësishme ndërkombëtare për vlerësimin e firmave ligjore dhe profesionistëve në fushën e markave tregtare dhe pronësisë intelektuale.
Ky vlerësim ndërkombëtar konfirmon ekspertizën dhe angazhimin tonë afatgjatë në ofrimin e shërbimeve ligjore cilësore për mbrojtjen e markave tregtare në Kosovë dhe më gjerë.
Njohje ndërkombëtare për ekspertizë në Pronësi Intelektuale
Sipas WTR1000, Florin Lata vlerësohet si një nga figurat kyçe të Pronësisë Intelektuale në Kosovë, ndërsa Vokshi & Lata përshkruhet si “një shembull i shkëlqyer i integritetit dhe profesionalizmit në praktikën e markave tregtare”.
Ky vlerësim bazohet në përvojën tonë praktike, reputacionin profesional dhe rezultatet e arritura në përfaqësimin e klientëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Shërbimet tona në fushën e markave tregtare dhe IP përfshijnë:
- Regjistrimin e markave tregtare në Kosovë dhe ndërkombëtarisht
- Hartimin e strategjive për mbrojtjen dhe menaxhimin e markave
- Përfaqësim ligjor pranë Agjencisë për Pronësi Industriale
- Mbrojtje të të drejtave të markës para Gjykatës Komerciale
- Procedura të kundërshtimit dhe mbrojtje të markave në Doganë
Angazhim për mbrojtjen e markave dhe zhvillimin e biznesit
Ne besojmë se mbrojtja efektive e pronësisë intelektuale është një faktor thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve. Për këtë arsye, Vokshi & Lata mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime ligjore strategjike dhe të besueshme në fushën e markave tregtare në Kosovë