Vokshi & Lata po përgatitet per implementimin e ESG
Valmir Haziraj po merr pjesë në programin e Fuqizimit të Qeverisjes së Qëndrueshme të organizuar nga Business Consultants Council në Prishtinë, i përkrahur nga BERZH dhe Bashkimi Evropian.
Valmiri po zgjeron njohuritë në Qeverisjen Korporative dhe ESG, gjithnjë duke pasur parasysh rëndësinë e tyre për një biznes dhe ambient biznesor të qëndrueshëm. Po ashtu, ai do të certifikohet për ISO 20700, një standard ndërkombëtar për shërbimet e konsulencës së menaxhimit, që do të përmirësojë aftësinë tonë për të ofruar këshillim më profesional për klientët tanë.
Edukimi dhe avancimi i vazhdueshëm janë thelbi i angazhimit tonë për të përmbushur kërkesat e reja të tregut dhe për të rritur kompetencat tona në ofrimin e shërbimeve më cilësore.