Date: 01-Aug-2024

VËMENDJE! Inspektoriati i Punës ka paralajmëruar fillimin e inspektimeve në lidhje me përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga Ligji Nr. 06/L-085 Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve.

Ligji Nr. 06/L-085 Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve ka për qëllim mundësimin e sinjalizimit të shkeljeve në sektorin publik dhe privat si dhe mbrojtjen e sinjalizuesve nga veprimet e dëmshme.

Sipas këtij ligji është përcaktuar se punëdhënësit privat të cilët kanë më shumë se 50 të punësuar janë të obliguar që të caktojnë zyrtarin përgjegjës për sinjalizim. Përderisa procedurën që duhet ndjekur me rastin e pranimit dhe trajtimit të rasteve të sinjalizimi, punëdhënësi privat duhet të përcaktoj me akt të brendshëm i cili duhet të përpilohet në përputhje me këtë ligj.

Zbatimi i Ligjit Nr. 06/L-085 Për Mbrojtjen e Sinjalizuesve është me rëndësi jetike për kompanitë punëdhënëse për shkak se sinjalizimi apo raportimi i shkeljeve brenda institucionit ndikon në rritjen e kualitetit të shërbimeve dhe brendimin si punëdhënës i besueshëm në treg.

Mbikëqyrja lidhur me zbatimin e Ligjit Nr.06L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve bëhet nga Inspektorati i Punës, i cili ka njoftuar që së shpejti punëdhënësit do të jenë subjekt i inspektimit lidhur me përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga ky ligj.