Date: 11-Oct-2021

Urim Vokshi emërohet udhëheqës i klasterit për E-Commerce nga OEGJK

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka themeluar 6 klaster në fushat me potencial të madh ekonomik. Ndër këta klasterë është edhe ai për Tregti Elektronike/ E-Commerce.

Si udhëheqës i Klasterit për Tregti Elektronike/ E-Commerce, OEGJK ka emëruar z. Urim Vokshi nga Shoqëria e Avokatëve “Vokshi & Lata”.

Ky klaster do të diskutojë çështje me interes për sekotrin e Tregtisë Elektronike/ E-Commerce, për të dhënë një kontribut për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik të Kosovës si dhe një kontribut substancial për çështje të rëndësishme në sektorin përkatës.