Sukseset e Shoqërisë së Avokatëve “Vokshi & Lata” vazhdojnë të pranohen dhe të vlerësohen edhe në nivel ndërkombëtar!
Me kënaqësi të veçantë, ju njoftojmë se Shoqëria e Avokatëve Vokshi & Lata është rikonfirmuar si një “recommended law firm” në fushën e “leading firms” nga një nga burimet më prestigjioze në botë, Legal 500.
Legal 500 ka vlerësuar avokatët tanë edhe individualisht me vlerësimet më të larta:
Avokati Adem Vokshi është vlerësuar si një avokat i rekomanduar.
Avokati Florin Lata ka fituar titullin e “Leading Individual”.
Ndërsa avokati Urim Vokshi është vlerësuar si “Next Generation Partner”.
The Legal 500 për Vokshi & Lata shkruan:
“Vokshi & Lata Law Firm is notable for its IP practice, continually providing legal advice to multinationals on their intellectual property in Kosovo as well as assisting with the destruction of counterfeits. Energy and tax are also primary areas of focus of the firm, and the team advises clients on licensing procedures and assists with energy trading and energy-related construction projects. Former judge Adem Vokshi leads the firm and is a strong litigation attorney. Florin Lata leads the IP and tax sectors of the firm, while co-head Urim Vokshi is the expert in energy and commercial law matters.”
Ky vlerësim pozitiv nga Legal 500 është një konfirmim i përpjekjeve të palodhshme të ekipit tonë për të ofruar shërbime të larta profesionale. Ne jemi krenarë për arritjen tonë si një nga Shoqëritë liderë në Republikën e Kosovës dhe ky vlerësim na inkurajon që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe pasion për të përmbushur synimet tona dhe për të shërbyer klientët tanë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Suksesi i tillë është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm për cilësi, integritet dhe përkushtim ndaj nevojave të klientëve tanë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të jemi inovativ në fushën tonë dhe të ofrojmë zgjidhje të personalizuara për sfidat e ndryshme me të cilat përballen klientët tanë. Vlerësimet e tilla na nxitin që të përforcojmë edhe më tej lidhjet tona me klientët dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një reputacion të përsosur për cilësi dhe shërbim të klientit në nivel ndërkombëtar. Për më shumë detaje rreth vlerësimit të firmës sonë në Legal 500, ju inkurajojmë të vizitoni faqen zyrtare në: Legal500