Date: 11-Nov-2024

SI TË USHTROJMË ANKESË NDAJ VENDIMEVE TË ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS?

11 Nëntor 2024

Tatimpaguesit (qytetarë apo biznese) shpesh herë nuk pajtohen me vendimet e Administratës Tatimore të Kosovës por ju mungojnë njohuritë ligjore për të dërguar rastin e tyre në Gjykatë.

Ligji i ri për Administrimin e Procedurave Tatimore ka paraparë afate dhe procedura tjera të akimimit të vendimeve të Administratës Tatimore të Kosovës duke e themeluar edhe Bordin e Ankesave si organ i veçantë, vendimet e të cilit do të jenë përfundimtare në procedurën administrative.

Ky publikim reflekton ndryshimet të cilat janë bërë me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore ku janë sqaruar çështjet më të rëndësishme për procedurën e ankimimit të vendimeve të ATK-së e në veçanti: paraqitja e provave gjatë kontrollit, procedura në Njësinë e Ankesë, procedura në Bordin e Ankesave dhe afati dhe përmbajtja e padisë si dhe shqyrtimi gjyqësor.

Afatet në procedura administrative dhe gjyqësore janë tepër të rëndësishme sepse mos ushtrimi i mjetit juridik në afatin ligjor ka për pasojë humbjen e të drejtës, prandaj fokus i veçantë në këtë publikim i është dhënë afateve që duhet respektuar dhe rregullësisë së ankesave dhe padisë.

Këto dhe detaje tjera rreth mënyrës se si përpilohet, çka duhet të përmbajë një ankesë etj, mund ti gjeni në publikimin e mëposhtëm.