Si të ushtrojmë ankesë ndaj vendimeve të Administratës Tatimore të Kosovës?
Tatimpaguesit (qytetarë apo biznese) shpesh herë nuk pajtohen me vendimet e Administratës Tatimore të Kosovës por ju mungojnë njohuritë ligjore për të dërguar rastin e tyre në Gjykatë.
Në këtë publikim janë sqaruar çështjet më të rëndësishme për procedurën e ankimimit të vendimeve të ATK-së e në veçanti: paraqitja e provave gjatë kontrollit, procedura në komisionin e ankesave, afati dhe përmbajtja e padisë si dhe shqyrtimi gjyqësor.
Afatet në procedura administrative dhe gjyqësore janë tepër të rëndësishme sepse mos ushtrimi i mjetit juridik në afatin ligjor ka për pasojë humbjen e të drejtës, prandaj fokus i veçantë në këtë publikim i është dhënë afateve që duhet respektuar.
Këto dhe detaje tjera rreth mënyrës se si përpilohet, çka duhet të përmbajë një ankesë etj, mund ti gjeni në publikimin e mëposhtëm.