PO MBAHET SEMINARI PËR MBROJTJEN E MARKAVE TREGTARE DHE IDENTIFIKIMIN E PRODUKTEVE TË FALSIFIKUARA

Sot, nën organizimin e REACT (rrjeti kundër falsifikimit) po mbahet Seminari për mbrojtën e markave tregtare dhe identifikimin e produkteve të falsifikuara.
Avokati Florin Lata, në cilësinë e partnerit të REACT-it për Kosovë prezanton për rëndësinë e pronësisë industriale me theks të veçantë mbrojtjen e markave tregtare të njohura dhe për mënyrat e identifikimit të produkteve të falsifikuara që paraqesin shkelje të markave tregtare.
Pjesëmarrës të këtij seminari janë përfaqësues të REACT për Ballkan, Përfaqësues të Doganës së Kosovës, Inspektorati i Tregut, Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Taskforca kundër Piratërisë etj.
Në Seminar po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e disa prej brendeve të njohura me renome botërore si: Federata e Industrisë së Orëve Zvicerane, Adidas, Samsung, Puma, Pandora etj.
Më shumë organizime si kjo e ditës së sotme, më shumë vetëdijesim për rëndësinë e pronësisë industriale do të rezultojnë në me pak keqpërdorime të markave tregtare dhe në më pak mashtrime ndaj konsumatorëve.