Ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
Ligji i ri me Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis i publikuar me datë 06.01.2023 ka hyrë në fuqi.
Ky ligj shfuqizon Ligjin me Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis i cili ka qenë në fuqi që nga viti 2010.
Ligji i ri është pjesërisht në përputhje me Direktivën 2014/52EU të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 16.04.2014 e cila ndryshon Direktivën 2011/92/EU mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis të projekteve të caktuara publike dhe private.
Sipas Ligjit Nr. 08/L-181, autoriteti i vetëm për zhvillimin e procedurave të VNM-vë mbetet Ministria ndërsa janë ndryshuar dispozita të cilat rregullojnë afatet procedurale.
Pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis pritet të nxjerrën aktet nënligjore përkatëse të cilat do të rregullojnë në mënyrë të detajuar çështje të rëndësishme të këtij ligji.