Gjykata e Apelit të Kosovës vërteton vendimin e shkallës së parë me të cilin është anuluar vendimi i ATK-së për tatimin e vendos padrejtësisht në të ardhurat personale të të personave të verbër
Më 7 shkurt 2025, Gjykata e Apelit e Kosovës vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke obliguar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për kthimin e mjeteve të ndalura pa të drejtë në emër të tatimit në të ardhurat personale për personave e verbër.
Ky rast filloi kur ATK vendosi të tatonte të ardhurat personale të personave të verbër, duke injoruar përjashtimet ligjore të përcaktuara për këtë kategori në ligjin për të verbër. Personat e verbër, sipas legjislacionit në fuqi janë të liruar nga çdo lloj takse dhe tatimi të drejtpërdrejte.
Megjithatë ATK kishte vendosur tatimin e të ardhurave personale të z. Mentor Mripa me rastin e tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti Pensional i Kosovës.
Shoqëria e Avokatëve Vokshi & Lata ka marrë në përfaqësim z. Mentor Mripa dhe ka inicuar procedurën gjyqësore ndaj ATK-së lidhur me këtë çështje. Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesëpadinë e z. Mentor Mripa, ka anuluar vendimin e ATK dhe ka obliguar ATK që e njejta të i kthej z. Mripa mjetet e ndalura pa bazë ligjore.
ATK kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit e cila kishte refuzuar ankesën dhe ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
VENDOSJA E GJYKATËS SË APELIT
VENDIMI I GJYKATËS THEMELORE
Këto vendime theksojnë rëndësinë e respektimit të përjashtimeve tatimore të përcaktuara me ligj për kategoritë e veçanta, siç janë personat e verbër.
Ky rast shërben si precedent i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të personave të verbër në Kosovë, duke siguruar që përjashtimet tatimore të respektohen dhe të zbatohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për referencën e palëve të interesuara këtu kemi publikuar dy vendimet gjyqësore të cilave palët mund të u referohen në rast të paraqitjes së kërkesës për kthimin e mjeteve pranë ATK.