Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale – Aktivitet i Përbashkët me Doganën e Kosovës
Dogana e Kosovës ka marr pjesë në aktivitete të ndryshme për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale që në fokus ka pas “Pronësinë Intelektuale dhe të Rinjtë – inovacioni për një të ardhme të mire”
Me datën 15.04.2022 dhe 21.04.2022, në UBT dhe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” Dogana e Kosovës, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Agresioni për Pronësi Intelektuale në bashkëpunim me IP Project, iu folën të rinjve krijues për rolin dhe përfitimet nga prona intelektuale.
Me datën 22.04.2022, Dogana e Kosovës morri pjesë për shënimin e Ditës së Autorit dhe Librit duke shtjelluar tema e shembuj nga fusha se si autoret mund të përfitojnë ekonomikisht nga veprat e tyre.
Me datën 25.04.2022 Dogana e Kosovës ka ve në pah se është mobilizuar në luftimin e piraterisë dhe falsifikim në emisione televizive.
Gjithashtu Dogana e Kosovës është duke marr pjesë edhe në Konferencën Kombëtare “ Pronësia Intelektuale dhe Rinia” e cila është duke u mbajtur në Tiranë, në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor të institucioneve ligj zbatuese.
Duke përmbledhur të gjitha aktivitet, për nderë të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale ne datën 26.04.2022, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me bartësin e së drejtës të markës tregtare dhe përfaqësuesin ligjor për rastet mallrat e të cilave janë konfirmuar të falsifikuara, kanë vendosur që, mallin bluza me krahë të shkurtër në sasi të konsiderueshme, ta nxjerrin jashtë kanaleve komerciale duke ia dhënë Institutit Special Shtime pa kompensim.