Bashkëpunimi me Shkollën Franceze
![](https://vokshilata.com/wp-content/uploads/2021/07/Shkolla-franceze.jpg)
Në kuadër të mbështetjes tonë të vazhdueshme për institucionet edukative-arsimore në vend, kemi nënshkruar Memorandumin për vazhdimin e bashkëpunimit me Shkollën Franceze/école Française Internationale de Prishtina.
Avokati Florin Lata i cili personalisht është shkolluar në Francë dhe flet gjuhën frënge në veçanti kupton rëndësinë dhe kualitetin e shkollimit francez, prandaj jemi të lumtur të mbështesim Shkollën Franceze në Prishtinë.