Avokati Urim Vokshi përzgjedhet pjesë e jurisë për Deal of the Year Award

Avokati Urim Vokshi është përzgjedhur nga CEE Legal Matters për të qenë pjesë e jurisë për përzgjedhjen e Çmimit për Transakcionin e Vitit 2024 (Deal of the Year Award) – çmimi më prestigjioz i përzgjedhur nga kolegët në industrinë ligjore në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Urim Vokshi u ftua nga CEE Legal Matters për t’iu bashkuar Jurisë për Kosovën bazuar në reputacionin, ekspertizën dhe njohuritë e tij si dhe përkushtimin e tij të vendosur për zhvillimin e tregjeve ligjore dhe komerciale të rajonit përmes bashkëpunimit reciprok.
Fituesit do të zgjidhen nga Komiteti Përfundimtar i Përzgjedhjes dhe fituesit do të shpallen gjatë cerominsë Deal of the Year Award e cila do të mbahet më 1 prill 2025, në Pragë.