Date: 23-Oct-2020

Avokati Adem Vokshi angazhohet si ekspert nga Kuvendi i Kosovës

Partneri ynë z. Adem Vokshi është angazhuar si ekspert nga Kuvendi i Kosovës për të shërbyer në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID – 19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

z. Adem Vokshi është angazhuar për të dhënë kontributin e tij profesional nga aspekti ligjor për të vlerësuar materialet e trajtuara nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

Kënaqësi të ofrojmë ekspertizën tonë për organet legjislative të vendit!