UDHËZUES LIGJOR PËR TË BËRIT BIZNESNË KOSOVË

Në emër të Shoqërisë së Avokatëve “Vokshi & Lata” dhe autorëve të këtij botimi, kemi kënaqësinë të prezantojmë edicionin e pare në gjuhën shqipe të “Udhëzuesit Ligjor për të Bërit Biznes në Kosovë”.

Ky udhëzues është hartuar për t’i shërbyer bizneseve që veprojnë në Kosovë, si dhe profesionistëve që merren me çështje ligjore, financiare apo menaxheriale në sektorin privat. Ai synon të ofrojë një pasqyrë të përditësuar dhe praktike mbi kornizën ligjore që ndikon drejtpërdrejt në aktivitetin e përditshëm të biznesit, nga themelimi dhe punësimi, te tatimet, kontratat, sektori energjetik, prokurimi publik dhe fusha të tjera relevante.

Shkarkoni këtë udhëzues duke klikuar në këtë link

Pas botimeve të mëparshme në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, ky udhëzues është zhvilluar si një verzion I dedikuar për komunitetin e biznesit në Kosovë, me fokus në çështjet praktike që hasen në mjedisin vendor.

Ju inkurajojmë ta përdorni këtë udhëzues si referencë praktike dhe të na dërgoni komente apo sugjerime për edicionet e ardhshme.

Shpresojmë që të ju ndihmojë në punën tuaj të përditshme dhe në orientimin e saktë brenda kuadrit ligjor në Kosovë.