“Vokshi & Lata” rankohet në WTR

Jemi krenarë që World Trademark Review (WTR) e ka përzgjedhur Vokshi & Lata si firmë të rekomanduar në fushën e markave tregtare! Fjalët e tyre konfirmojnë angazhimin tonë në këtë fushë duke luftuar kundër falsifikimeve dhe ofruar zgjidhje strategjike për të drejtat e pronësisë intelektuale.
Një falënderim i madh për ekipin tonë të IP-së, Agnesa Azemi Ademi, Florentina Lata, Valmir Hazirajdhe Ardrit Humolli, të cilët me ekspertizën dhe angazhimin e tyre sigurojnë mbrojtjen më të mirë të markave tregtare për klientët tanë.
Po ashtu edhe Florin Lata është njohur si ekspert kryesor në fushën e IP-së në Kosovë. Florini ka luajtur një rol kyç në krijimin e kornizës ligjore dhe sigurimin e mbrojtjes së nivelit të lartë për markat tregtare të klientëve tanë.
Faleminderit klientëve dhe partnerëve tanë për besimin që na keni dhënë për pasuritë tuaja më të çmuara!