Pronësia intelektuale i referohet krijimeve të mendjes njerëzore, si shpikjet, veprat letrare dhe artistike, dizajnet, simbolet, emrat dhe imazhet që përdoren në tregti. Kosova ka shënuar zhvillim të rëndësishëm në industrinë e muzikës dhe filmit, si dhe në industrinë e modës, ndërsa këngëtarët, kineastët dhe dizajnerët kosovarë janë të njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Shikoni…

Kohëve të fundit, shumë kompani kosovare kanë nisur të shesin produkte me paketime dhe emërtime që i zgjedhin vetë, të njohura si “private label.” Ky model biznesi ofron përparësi të shumta, duke krijuar pavarësi nga prodhuesit dhe duke forcuar pozicionin në treg. Private label-i ndihmon kompanitë të ruajnë kontrollin mbi markën dhe konsumatorët e tyre,…