Sinjalizimi në vendin e punës është thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Për të siguruar mbrojtjen dhe për të përcaktuar procedura të qarta, Kosova ka miratuar rregullativa të rëndësishme, përfshirë Ligjin Nr. 06/L-085 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe Rregulloren (QRK) Nr. 03/2021. Këto akte përcaktojnë të drejtat…
Privatësia e Kosovarëve në Botën Digjitale: Si Mbrohen Të Dhënat Personale gjatë Transferimeve Ndërkombëtare
- 12 Nëntor, 2024
Në një kohë kur teknologjia digjitale ka revolucionarizuar mënyrën se si informacioni qarkullon përtej kufijve shtetërorë, ndarja e të dhënave personale është bërë një proces i pashmangshëm dhe i rëndësishëm. Me të dhënat e qytetarëve kosovarë që udhëtojnë nëpër platformat globale, sfida kryesore është garantimi i sigurisë dhe privatësisë së këtyre të dhënave. Por si…
11 Nëntor 2024 Tatimpaguesit (qytetarë apo biznese) shpesh herë nuk pajtohen me vendimet e Administratës Tatimore të Kosovës por ju mungojnë njohuritë ligjore për të dërguar rastin e tyre në Gjykatë. Ligji i ri për Administrimin e Procedurave Tatimore ka paraparë afate dhe procedura tjera të akimimit të vendimeve të Administratës Tatimore të Kosovës duke…
Së fundmi, Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) si institucion mediatik publik në Kosovë, i cili financohet nga buxheti i shtetit, ka shpallur “Thirrje publike për producentë dhe produksione të pavarura”. Përkatësisht bëhet fjalë për thirrjen e publikuar me datën 02.10.2024 sipas të cilës të interesuarit kanë pasur mundësi të aplikojnë deri me datën 15.10.2024. Ajo që…
Pronarët e tokave të dhëna për ndërtim përballën me tatim të padrejtë! A po vepron ATK jashtë kuadrit ligjor?
- 4 Nëntor, 2024
Në vazhdën e interpretimeve të gabuara ligjore nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), është evident edhe tatimi i pronarëve fizikë jo afaristë, të cilët japin pronat e tyre për ndërtim në këmbim të një pjese të objekteve të përfunduara. Ka shumë raste ku ATK ka vendosur barrë mbi pasuritë e këtyre individëve dhe i ka…
Rimbursimet për 6 vite ju takojnë edhe pse ka ndryshuar ligji – Kërkoni paratë tuaja nga ATK!
- 28 Tetor, 2024
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka filluar të zbatojë në mënyrë të gabuar dhe të padrejtë ligjin e ri për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili hyri në fuqi më 12 janar 2024. Ndërsa ky ligj kufizon afatin për kërkesat për rimbursim dhe kreditim në tre vite, ky afat nuk duhet të zbatohet për periudhat…
Shteti Favorizon vetën në raport me qytetarët: Aktet administrative në favor të qytetarëve dhe bizneseve nuk mund të përmbarohen
- 23 Tetor, 2024
Ndryshimet e fundit në Ligjin 08/L-262 po cenojnë rëndë të drejtat e qytetarëve dhe bizneseve, duke krijuar një pabarazi të theksuar në raport me shtetin dhe duke goditur rëndë sistemin e përmbarimit privat, një nga arritjet madhore të Kosovës. Ky ligj, i cili synon harmonizimin me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ka sjellë ndryshime…
Nëse keni parashtruar ankesë në Bordin për Ankesa pranë Ministrisë së Financave, mund të jeni në rrezik të humbni të drejtën për paraqitjen e padisë. Kujdes! Afati për padi fillon në ditën e 31-të dhe përfundon në ditën e 60-të nga dorëzimi i ankesës në bord. Për shembull, nëse keni dorëzuar ankesën më 22 gusht,…
A PO I GJOBITË ATK PADREJTËSISHT TATIMPAGUESIT? ZBATIMI RETROAKTIV I LIGJIT QË CËNON PARIMET KUSHTETUESE!
- 14 Tetor, 2024
Ndryshimet e Deklaratave Tatimore para vitit 2024 po ndëshkohen padrejtësisht Një nga parimet themelore të drejtësisë është ndalimi i efektit prapaveprues të ligjit. Ky parim garanton që asnjë ligj nuk mund të zbatohet për të ndëshkuar veprime që kanë ndodhur para hyrjes së tij në fuqi. Kushtetuta e Kosovës e mbron këtë parim, duke siguruar…
“UDHËZUESI LIGJOR PËR INVESTIME NË KOSOVË” TANI I DISPONUESHËM NË GJUHËN ANGLEZE, FRËNGE DHE GJERMANE
- 9 Tetor, 2024
Kosova ofron mundësi të konsiderueshme për investime, megjithatë, për arsye të ndryshme, nuk ka marrë vëmendjen e merituar nga investitorët e huaj. “Udhëzuesi Ligjor për Investime në Kosovë” përfaqëson përpjekjen tonë për të larguar perceptimet e gabuara dhe për ta promovuar Kosovën si një destinacion tërheqës për investime të huaja. Ky dokument përmbledh kërkesat kryesore…

