Jemi krenarë që World Trademark Review (WTR) e ka përzgjedhur Vokshi & Lata si firmë të rekomanduar në fushën e markave tregtare! Fjalët e tyre konfirmojnë angazhimin tonë në këtë fushë duke luftuar kundër falsifikimeve dhe ofruar zgjidhje strategjike për të drejtat e pronësisë intelektuale. Një falënderim i madh për ekipin tonë të IP-së, Agnesa…

Avokati Urim Vokshi është përzgjedhur nga CEE Legal Matters për të qenë pjesë e jurisë për përzgjedhjen e Çmimit për Transakcionin e Vitit 2024 (Deal of the Year Award) – çmimi më prestigjioz i përzgjedhur nga kolegët në industrinë ligjore në Evropën Qendrore dhe Lindore. Urim Vokshi u ftua nga CEE Legal Matters për t’iu…

Sot më datë 10 janar 2025 ka hyrë në fuqi Ligji Nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative, ligj ky i cili shfuqizon Ligjin Nr.03/L-202 për Konfliktet Administrative, i cili kishte hyrë në fuqi në vitin 2010. Ky ndryshim ligjor sjell përmirësime të rëndësishme në fushën e drejtësisë administrative, duke pasur si qëllim rritjen e efikasitetit dhe transparencës…

Kosova ballafaqohet me një bilanc negativ tregtar, ku importet janë shumëfish më të mëdha sesa eksportet. Megjithatë, disa kompani kosovare kanë filluar që produktet dhe shërbimet e tyre t’i plasojnë në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht në vendet ku prania e diasporës shqiptare është më e madhe, si Zvicra dhe Gjermania. Vizitat që diaspora i bën në…

A është e drejtë që DUD-i, i rivlerësuar nga Dogana dhe i pranuar për TVSH dhe taksa doganore, të mos pranohet nga ATK për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK)? Në praktikë, Dogana shpall të pavlefshme faturën e furnitorit, duke rivlerësuar mallrat sipas vlerave të tjera, ndërsa ATK, për qëllime të TAK, pranon vetëm…

Në një treg që kërkon gjithnjë më shumë inovacion dhe bashkëpunim ndërkombëtar, franshiza është një model biznesi që ofron potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe ndërkombëtarizim të bizneseve. Përmes këtij modeli, sipërmarrësit mund të përfitojnë nga eksperienca dhe suksesi i markave ekzistuese, ndërsa kompanitë vendore mund të përdorin franshizën si një mënyrë për të…

Kohëve të fundit, shumë kompani kosovare kanë nisur të shesin produkte me paketime dhe emërtime që i zgjedhin vetë, të njohura si “private label.” Ky model biznesi ofron përparësi të shumta, duke krijuar pavarësi nga prodhuesit dhe duke forcuar pozicionin në treg. Private label-i ndihmon kompanitë të ruajnë kontrollin mbi markën dhe konsumatorët e tyre,…

A jeni tatimpagues jo-rezident në Kosovë? Përmbushja e detyrimeve tatimore mund të jetë sfiduese, veçanërisht kur bëhet fjalë për kërkesat e regjistrimit dhe përfaqësimin fiskal. Ky udhëzues ofron informacione të qarta mbi detyrimet tuaja, procesin e regjistrimit dhe mbrojtjen ligjore në dispozicion për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin tatimor në Kosovë. Kush konsiderohet tatimpagues jo-rezident?…

Në një botë ku zhvillimi i qëndrueshëm dhe përgjegjësia korporative janë shndërruar në standarde globale, standardet ESG (Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes) kanë evoluar nga masa opsionale në praktika thelbësore për suksesin afatgjatë të bizneseve. Për një ekonomi në tranzicion si Kosova, adoptimi i këtyre standardeve nuk përbën vetëm një rrugë drejt përmirësimit të reputacionit…

Çështja që po shqyrtojmë në këtë shkrim ka të bëjë me mënyrën se si ATK po llogarit koston e projekteve ndërtimore dhe ndikimin e kësaj mënyre llogaritjeje në tatimet që duhet të paguajnë investitorët. Sipas praktikave të fundit ( sidomos të DTMS), ATK ka filluar të imponojë tatime, që janë të parakohshme ndaj investitorëve, duke…