Florin Lata po merr pjesë në konferencën “Siguria Juridike në Kohë të Jostabilitetit Politik” në Niger të Afrikës
Avokati Florin Lata me ftesë të Odës së Avokatëve te Nigerit, po merr pjesë në konferencën qe po mbahet në Niamey me temë “Siguria Juridike në Kohë të Jostabilitetit Politik”.
Z.Lata në ditën e dytë të konferencës si pjesë e panelit ka trajtuar temën “Pavarësia e gjyqësorit në Kosovë nga viti 1989 deri me sot” duke trajtuar sfidat me të cilat është përballur dhe avancimin e pavarësisë së gjyqësorit në Kosovë.
Poashtu, z. LATA u takua me shumë avokat dhe përfaqësues të kompanive afrikane për të shqyrtuar mundesitë e zhvillimit të raporteve tregtare në mes bizneseve të shteteve Afrikane dhe shteteve të Evropes Juglindore.