Date: 13-Jun-2025

AGJENCIA PËR INFORMIM DHE PRIVATËSI VENDOS SHQIPËRINË NË LISTEN E VENDEVE ME NIVEL TË DUHUR TË MBROJTJES SË TË DHËNAVE

13.06.2025

Agjencia për Informim dhe Privatësi me vendimin Nr. 22/2025 të datës 30.04.2025 ka aprovuar listën e vendeve dhe organizatave ndërkombëtare me nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave.

Ashtu siç edhe është e ditur, Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave përcakton se transferimi i të dhënave personale jashtë Republikës së Kosovës lejohet vetëm në qoftë se vendi apo organizata ofron një nivel të duhur të mbrojtjes se të dhënave personale. Në të kundërtën, transferimi i të dhënave personale në vendet apo organizatat që nuk ofrojnë mbrojtje adekuate të të dhënave personale, i nënshtrohet një procedure tjetër ku nga Agjencia duhet të sigurohet një autorizim i posaçëm.

Me datë 30.04.2025, Agjencia miratoi Vendimin Nr. 22/2025, me anë të të cilit e përditësoi listën e vendeve me mbrojtje të duhur të të dhënave personale.

Ky vendim zëvendësoi vendimin e mëparshëm të vitit 2024 dhe, për herë të parë, përfshiu Republikën e Shqipërisë si një vend që siguron nivel të duhur të mbrojtjes së të dhënave personale.